Alban Krasniqi nga Vetëvendosje, reagon pas vrasjensë të riut në Malishevë
Krasniqi është shprehur se sot Malisheva u zgjua me lajmin e hidhur të vrasjes së një të riu për arsye banale.
E për këtë ai shprehet se si shtet, si komunë e si shoqëri kemi prodhur një model jetesë të bazuar në para e pushtet.
“Malisheva u zgjua sot me lajmin e hidhur për vrasjen e një të riu si pasojë e një zënke për arsye banale.
Krejt çka kemi prodhu si shtet, komunë dhe shoqëri është një model jetese i bazuar në para dhe pushtet, i zhveshur nga vlerat njerëzore por edhe kombëtare, pasojat e së cilit i vuajnë ato gjenerata të cilave ua mohuam një jete me dinjitet, dashuri, arsimim.
Një jetë e humbur fizikisht dhe shumë të tjera të humbura shpirtërisht le të na shërbejnë si reflektim për të ndryshuar rrënjësisht pikëpamjet tona mbi vlerat njerëzore.
Ngushëllime familjes!”