Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve Pop dhe RnB.
Muzika është realizuar nga vet Albani, gjersa tekstin e ka shkruar po ashtu vet artisti në bashkëpunim me reperin Elinel.
Producentë të këngës janë Marko Polo dhe TullProductions, gjersa për klipin është kujdesur Ra FilmHouse.
Në videon muzikore, këngëtari Ramosaj vjen me një performancë mjaft të veçantë, në klipin me skena muzikore, që i përshtatet periudhës në të cilën ndodhemi.
Ky projekt i pason suksesit që Albani shënoi në festivalin Kënga Magjike 2021 me këngën “Thikat e mia”, ku edhe u shpall fitues i edicionit të sivjetmë.