Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas humbjes në Festivalin e RTSh-së

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, pati një prezantim shumë të veçantë në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Ai u paraqit me këngën “Theje”, e cila u prit jashtëzakonisht mirë dhe u cilësua si një nga pretendentet kryesore për çmimin e parë.

Por përkundër dëshirës së madhe të publikut, përkatësisht fansave, Albani përfundoi i renditur i dyti në këtë garë të madhe.

Dy ditë pas përfundimit të Festivalit të RTSh-së, Albani zgjodhi rrjetin social Instagram për të bërë një reagim lidhur me paraqitjen e tij në këtë festival.

Ai i ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se falë tyre e llogarit 2021-tën si vitin e tij.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Per dashamiresit e mi,

Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit.

Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…

Per kte, perulem para jush!!

MIRENJOHJE!

Ndersa per jo-dashamiresit e mi

Pertej shakase dhe referencave te #Theje

Kam perveshur menget, behuni gati – 2022!

Per Familjen time…

@antigoneramosaj O Ma, FITOVA!!

Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj Leka!!), fitova rrespekt!

Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht.

Te kam “borxh” frymen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme