Alban Ramosaj dy muaj më parë solli këngën më të re që u prit mirë prej publikut.
Këngëtari është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundi, artisti ka pranuar që të pyetet prej ndjekësve në llogarinë personale në Instagram teksa nuk ka hezituar t’iu përgjigjet edhe pyetjeve provokative.
Fillimisht u pyet se pse deri më tani nuk e kemi në krah të ndonjë femre, ku ka dhënë një përgjigje të papritur.
“Jo, mendoj se jam i mallkuar”, është përgjigjur me shaka 22-vjeçari përmes rrjeteve sociale.
Një ndër pyetjet tjera është se cila është gjëja e vetme që e bën të relaksohet këngëtarin e këngës “A thue pse”.