Këngëtari shumë i suksesshëm shqiptar, Alban Skënderaj, e ka lansuar këngën e re me titull “Kush ta ndien ty aromën”, duke e sjell kështu një projekt sipas dëshirës së adhuruesve të tij.
Kënga është një baladë e ndjeshme e cila vjen e shoqëruar me videoklip të thjeshtë por domethënës, që e rrëfen më së miri historinë e një dashurie të humbur. Albani gjithashtu shfaqet me një performancë rrënqethëse.
Për muzikë dhe tekstin e këngës “Kush ta ndien ty aromën” është përkujdesur vet këngëtari, derisa producenti i saj është Lorenc Aliaj.
“Faleminderit te gjithëve për mesazhet, dashurinë dhe mbështetjen në këtë projekt. Projekt qe nuk do realizohej dot pa ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të mi artistë dhe special. Faleminderit fillimisht Ajola Xoxa që krijove dhe drejtove këtë videoklip kaq origjinal. Me gjenialitetin tënd figura i dha fuqinë dhe emocionin që i duhej këngës. Faleminderit Lorenc Aliaj për punën e përkryer. Tregove dhe një herë qe je një producent i mirëfilltë dhe multidimensional. Faleminderit Elgit Doda për mbështetjen tënde të vyer në incizimin e vokaleve dhe solo kitarës. Faleminderit AnimaPictures për profesionalizmin”, kishte shkruar këngëtari në Instagramin e tij.