Ai është njëri ndër artistët më të preferuar të publikut shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Bëhet fjalë për këngëtarin nga Shqipëria, Alban Skënderaj, i cili si shumë prej yjeve të tjerë të skenës me lehtësimin e masave është rikthyer me mbrëmje e koncerte.
Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të mbajtur në Durrës thekson se ishte një ndjesi e çuditshme.
“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten. Kjo edhe falë jush që erdhet dhe përcolët një super energji”.