Klubi i Shkrimtarëve i Kosovës (KSHK), në kuadër të aktiviteteve të tij kulturore, kësaj radhe mysafir e ka albanologun japonez, Kazuhiko Yamamoto.
Me kë rast, ai para të pranishmëve do ta mbajë një ligjëratë rreth kërkimeve të tij në sfera të ndryshme albanologjike, shkruan në njoftimin e KSHK-së, ndërsa ligjërata titullohet “Kanuni, etika, antropologjia, metafizika dhe problemet etike të njerëzimit”.
Përpos ligjëratës, KSHK do ta organizojë edhe promovimin e librit “Kodi zakonor fisnor dhe konceptet e Biblës hebraike”, të albanologut të lartpërmendur japonez, Kazuhiko Yamamoto.
Përpos autorit në fjalë, për librin do të flas edhe shkrimtari e albanologu, Gëzim Aliu, që është njëkohësisht edhe përkthyes i tij.
Ky aktivitet do të mbahet me 23. 08. 2017, ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.