“Albasi” mohon të ketë lidhje me Arbërie Nagavcin për tekstet shkollore

| 26 Kor 2024 | 14:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, ka intervistuar përfaqësuesin e shtëpisë botuese, “Albas”, Fatlum Hetemi, raporton Ekonomia Online.

Hetemi ka thënë se çmimet e teksteve shkollore kanë qenë reale, marrë parasysh rrethanat që kanë ndryshuar. Ai ka thënë se nga viti 2020, është rritur çmimi i letrës, qirasë e pagesa e punëtoreve.

“Ne pasi e kemi nënshkruar kontratën, na e kane caktuar një lokacion, e ne prani të një zyrtari te ministrisë i kemi dorëzuar. Ne mendojmë qe çmimet janë shume reale. Duhet ta kemi te qarte se prej vitit 2020 e këndej kane ndryshuar rrethanat, rritja e çmimit të letrës, qiratë, pagesa e punëtoreve, gjithçka çka neve na mundëson me jetuar. Pas pandemisë ka pasur ngritje te çmimeve. Nuk kemi shume dallime në çmime. Kam qenë prezent në procesin e negocimit, në vitin 2023/2024. Ne kur ti dorëzojmë përmasat i dorëzojmë ne cilësimin teknik, kështu qe sipas te gjitha standardeve mundohemi te kemi një cilësi te mire. Ne 7 qytete nuk ka pasur, po ne e kemi gjete mënyrën tonë për me i furnizua me libra. Ne shtypshkronjën ne Shqipëri themeluesit tanë janë aksionar”, ka thënë Hetemi.

Gjatë dëshmisë së përfaqësuesit të Shtëpisë Botuese “Albas”, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati kërkoi sqarime nëse ai e njihte autoren e librit “Aventurat tona të verës”.

Përfaqësuesi konfirmoi se autorja është Arbërie Nagavci, aktualisht ministre e Arsimit.

Kastrati gjithashtu pyeti nëse Nagavci është paguar nga “Albas” për autorësinë e saj në të kaluarën, dhe mori përgjigjen “Ajo ka qenë autore, po e kemi paguar”.

Gjatë seancës, Kastrati lexoi disa artikuj nga mediumet që thuhej se ministrja Nagavci favorizonte “Albas”-in, shtëpinë botuese me të cilën kishte bashkëpunuar ajo dhe motra e saj.

“Mediat i kanë ngrit dyshimet para meje, për lidhjen e juaj me Nagavcin për dyshime për afera korruptive”, ka thënë Kastrati, duke vazhduar me pyetjen “Çfarë favore iu ka kërkuar Nagavci dhe çfarë ia keni kërkuar ju asaj?”.

Përfaqësuesi i “Albas” refuzoi të përgjigjet në këtë pyetje, duke thënë se kinse është jashtë çështjes për të cilën ishte ftuar.

“Sa i keni shumëfishuar tenderët pasi ka ardhur Nagavci në ministri?”, e pyet Kastrati Hetemin – por ai nuk përgjigjet saktësisht duke theksuar se i kanë dorëzuar dokumentet, jo vetëm me ardhjen e ministres, por edhe para saj.

Deputeti i PDK-së pyeti nëse rritja e çmimeve është bërë pa ardhjes së ministres Arbërie Nagavci, por që këtë e mohoi Hetemi. Tha se kjo është bërë para ardhjes së Nagavcit në këtë pozitë.

Të ngjashme