Mund të jetë një nga këngëtaret e mira të skenës shqiptare, por duket se i ka hipur pak vetja në qejf dhe ka nisur të ketë më shumë naze sesa artistet e tjera.
Këngëtarja nga Deçani, Albërie Hadërgjonaj, ka deklaruar se nuk do të japë më intervista falas për gazetarët, pro se te gjithë ata që do të duan të marrin një intervistë prej saj, do të duhet të paguajnë.
“Tani e tutje të gjithë gazetarët që kanë interes të bëjnë intervistë me mua do të duhet të paguajnë. Dhe mendoj se si unë duhet të veprojnë të gjithë këngëtarët tjerë, që ta vlerësojnë veten më shumë”, ka thënë Hadërgjonaj.
Se sa seriozisht e ka pasur, nuk e dimë se ende nuk i kemi kërkuar ndonjë intervistë, por fakti që ndoshta nuk është shfaqur në faqet e para të kopertinave na lë vend për dyshime.