Mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit evropian “Eurovison 2022”.
Shqipëria sërish nuk arriti të kualifikohet në finalen e madhe, shkruan lajmi.net.
Ronela Hajati me këngën “Sekret” ka përfaqësuar këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2022”, ku u performanca e saj mori përmasa të gjëra, duke marë komente edhe negative.
Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj.
Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila së fundmi duket se ka “thumbuar” Ronelën, duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”.
Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në ‘InstaStory’ një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision, duke e renditur vendin të pestin në tabelën përfundimtare.
“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory.
Kujtojmë se Albërie Hadërgjonaj është tezja e Alban Ramosaj, i cili ishte në garë me Ronelën në festivalin e RTSH-së./