Edhe pse ishin ndër ҫiftet më sipatikë të showbizit, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Oni Hysenbelliu nuk e vazhduan lidhjen e tyre pas shumë pengesave që u krijoi edhe jeta në distancë.
Albëria ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me ish të dashurin e së bijës. Ata të dy janë fotografuar nga Bordo, në mbrëmjen e bamirësisë të zhvilluar në një prej hoteleve të Tiranës. Albëria dhe Oni dukeshin të afërt me njëri-tjetrin teksa pozuan lirshëm edhe para aparatit me një përqafim të ngrohtë të njëri-tjetrit.