Këngëtarja tregoi se çka mund të ketë ndodhur me llogarinë e saj.
Albërie Hadërgjonaj në një prononcim tha se i është hakuar profili i saj zyrtar në Instagram, megjithatë shtoi se nuk e din saktë se kush mund ta ketë bërë.
Megjithatë, ajo kishte dyshimet e saj e cila tha se mund të jetë vjedhur nga njerëz të cilët vrapojnë pas ndjekësave të shumtë në rrjete sociale.
“Po është e vërtetë që më është haku Instagrami, nuk e di se kush mund ta ketë marrë”, tha ajo. Ndërsa kur u pyet se a dyshon ajo tek dikush, Hadërgjonaj tha: “Po sigurisht këto faqet që vrapojnë pas followersave, kryesisht faqet e binzesit”, përfundoi këngëtarja për lajmi.net.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që artistët e estradës janë cak i vjedhjes së profileve zyrtare në rrjete sociale.