Kompania Albi Mall ka reaguar pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, ku dy figura nga kjo parti, shtruan dilema se mos kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është aksionar aty, dhe se kjo kompani nuk ka leje ndërtimi.
Albi Mall, përmes një komunikate për media, thotë se janë kompani e biznes familjar kanë leje ndërtimi.
“Kompania Albi si biznes familjar e themeluar me 05.09.1990, me indinjatë reagon dhe përgënjeshtron pohimet e disa personave të caktuar se gjoja zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall-it, qenka pa leje ndërtimi!”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, pas punimeve intensive në 12 muajt e kaluar, Albi Commerce arriti që të përfundoj punimet në aneksin e ri të zgjerimit të qendrës tregtare Albi Mall.
“Ky objekt është një ndër investimet më të mëdha në vend i cili konsiderohet të jetë ndër qendrat më të mëdha dhe me moderne tregtare në ballkan. Albi Mall ka arritur të tërheq brendet më të mëdha ndërkombëtare në Kosovë, duke nxitur shumë biznese ndërkombëtare të interesohen dhe të investojnë në Kosovë, duke rritur imazhin e Kosovës dhe duke i’u ofruar qytetarëve që të kenë mundësi, që brendet ndërkombëtare t’i blejnë në Kosovë pa dalur jashtë vendit. Albi Mall është atrakaktiv edhe për qytetarët e vendeve fqinje dhe do ti kontribuojë rritjes ekonomike të Kosovës. Deklaratat e disa personave të një subjekti të caktuar që e cilësojnë objektin pa leje janë deklarata të pavërteta”, thuhet tutje.
“Ne si subjekt ekonomik që afaron për 28 vite kërkojmë që të na kurseni nga këto shpifje dhe të na lini të qetë të merremi me punët dhe obligimet tona. Konsiderojmë se investimet milionëshe të ndërmarra në etapa të zgjerimeve të Albi Mall të përkrahura nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në të kaluarën si dhe nga bankat komerciale që operojnë ne Kosovë, tregojmë një guxim jo të vogël, marrje rreziku, dhe nivel të lartë të ndërmarrësisë dhe si rezultat janë krijuar mijëra vende të reja pune me ndikim direkt në uljen e papunësisë, gjë që ndikon në zhvillimin ekonomik, rrjedhimisht parat do të qarkullojnë në shtetin tonë dhe tatimet e mbledhura do të rrisin arkën e shtetit”, thuhet në reagimin e Albi Mall.
Lexo edhe: Ahmeti i përgjigjet VV-së: Inatet personale mbizotërojnë arsyen
Tutje, thonë se zgjerimi i radhës ndodhi ne vitin 2016 për të cilin zgjerim njëri nga të apostrofuarit ka nënshkruar leje ndërtimi, me këtë zgjerim Albi Mall solli kompaninë Austriake të kinemasë Cineplexx si investim i huaj direkt si dhe shumë brende të tjera.
“Sjellja e brendeve botërore ka ndikim direkt në rritjen e imazhit të Kosovës për cka jemi krenar si dhe përbënë integrim të tregtisë dhe ekonomisë së Kosovës në atë evropiane dhe botërore”, përfundon reagimi i tyre.