Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ Kurteshi takojnë në takime të ndara administratorët dhe kryetarët e Qendrave të kësaj partie.
Kurti e Kurteshi takuan në dy takime të ndara, fillimisht administratorët, e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet në një njoftim shtypi.
“Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë”.
“Po ashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VV mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me ‘Contour Global’, etj”, thuhet në komunikatën e VV-së.