Albin Kurti dhe nomenklatura e tij e paaftë meritojnë të shkarkohen, por Asociacionin duhet ta mbyllë ai

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 19:51 | Nga Valon Prestreshi

Për të gjitha punët e kryera dhe të pakryera të z. Kurti dhe qeverisjes së tij të mjerë, meritojnë që ai dhe nomenklatura e tij e paaftë të shkarkohen, përveç një!

Në rast se ai jep dorëheqje me arsyen se ka presione të mëdha për ta nënshkruar Asociacionin, ndërsa e ka gjithë pushtetin dhe votat në kuvend, nga këndvështrimi e një mendje të ndritur veprimi i tij do të ndëshkohej dhe aspak të arsyetohet.

POR, këtu është “tricku”…

Z. Kurti ka arritur që me finokëri dhe propagandë ta betonojë kauzën e tij Anti-Zajednicë thellë në zemrat e shqiptarëve saqë, në rast se ky jep dorëheqje dhe krijohet ndonjë qeveri teknike, në zgjedhjet e ardhshme, ekziston mundësia që ai ta tejkalojë 50.1%.

Por, në rast se ai jep dorëheqje për këtë çështje dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë ai bie në 20-25%.

Sepse, populli, unë, ai, ajo mendon kështu: Po jep dorëheqje se Amerika dhe Evropa po të bëjnë presion?!

Unë dhe të tjerët mendojmë kështu: Amerikën je duke e konsideruar opozitë të fuqishme dhe po jep dorëheqje se po të bënë presion?

Hmm, shif ktu shoku, 100 Albin Kurta i dha për ta ruajtur partneritetin me ShBA-në.

Të ngjashme