Albin Kurti me disa deputetë bojkotojnë seancën solemne të Parlamentit

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 14:27 | Nga

Lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka bojkotuar seancën solemne për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Nuk ka shkuar fare në seancë. Njëjtë kanë vepruar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së që i nënshtrohen Kurtit.

Por, kështu nuk kanë vepruar Visar Ymeri, Dardan Molliqaj dhe deputetët që nuk i nënshtrohen liderit të partisë, raporton Gazeta Express.

Molliqaj dhe Ymeri bashkë me Dardan Sejdiun, Fisnik Ismailin dhe disa deputetë të tjerë kanë nderuar himnin dhe kanë marrë pjesë në seancën solemne.

Sidoqoftë, një ditë më parë, Kurti shkoi në Prekaz dhe uroi qytetarët për ditën e Pavarësisë.

Kurti vazhdimisht ka kundërshtuar mënyrën se si është bërë Republika e Kosovës. Ka paralajmëruar shpalljen e një Republike të Tretë, me simbole e himn tjetër. Disa herë ka thënë se duhet të ndodhë edhe bashkimi me Shqipërinë.

 

Të ngjashme