Albin Kurti nuk do unifikim. Ai do polarizim. Do mashtrim, duke i ushqyer militantët me interpretimet e tij politike.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje paska thënë: “Një pararendës i imi u zotua që të mos e lejojë FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet”.
E para, në atë zotim nuk thuhet mos me i çu FSK-në në veri, por thuhet me i çu atje në koordinim me KFOR-in. Edhe, e dyta, zotimi është i 2013-ës kur FSK-ja nuk ka qenë as ushtri!
Tash shumë lehtë e ka ky mashtruesi, meqë FSK-ja është ushtri: veç le të zotohet që e dërgon në veri pa u koordinuar me KFOR-in dhe e mbyllur është kjo çështje.
Megjithatë, e vërteta qëndron më ndryshe, sepse për dallim prej FSK-së, ky as Njësinë Speciale më nuk e dërgon në veri pa u koordinuar me KFOR-in dhe EULEX-in. Nuk e ka dërguar pa lejen e tyre as vikendin e kaluar për t’u përballur me terroristët serbë dhe si pasojë është vonuar edhe intervenimi prej saj.
Qysh me e marrë seriozisht bashkësia ndërkombëtare këtë kur e shohin me çfarë pallavrash shërbehet politikisht?
Për hir të situatës së krijuar në raport me Serbinë, të gjithë e kemi rritur tolerancën në raport me pallavrat e Albin Kurtit, por nuk ia tolerojmë edhe mashtrimet. Përndryshe, Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje më mirë do ishte t’i tregonte si u futën terroristët edhe me autoblinda në territorin e Kosovës, si e sollën tërë atë armatim apo edhe si mbeti patrulla e heroit Afrim Bunjaku pa plumba në përballje me grupin terrorist.
Uniteti krijohet kur sillet në përputhje me rolin që e ka, jo kur sillet si politikuc!