Albin Kurti e pastroi Lëvizjen Vetëvendosje nga elementet e LPK-së, ato të të burgosurve politikë dhe të UÇK-së.
Sa ishte opozitar, i shtrydhi mirë për ta krijuar figurën e një nacionalisti për vete krahas retorikës së tij kuqezi e me krahë shqiponje.
Por, sapo u bë kryeministër, ata i mbajti shumë larg pushtetit dhe i favorizoi krejt disa të tjerë.
Nga dje, Kurti i shutoi “patriotët e ndezur” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Tani i duhen disa të rinj, që mund ta shohin atë si idhull, jo ata që e njohin kush është ai në të vërtetë.
Edhe Hitleri njëjtë kishte vepruar me shokët e tij, me të cilët ishte rritur, sepse ata e dinin që kundërmonte si personalitet i shthurur.
Pasi i kishte eliminuar, më pas i kishte sjell disa të rinj, pa kërkesa e ngarkesa, që lumturoheshin vetëm duke qëndruar përkrah tij!