Albin Kurti po përkujdesët që t’i prezantojë sa më mirë aderimet e reja në partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, dukebërë propagandë se kësaj partie po i bashkohen shumë qytetarë pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Insajderi.
Aderimet në partinë e tij, Kurti po i prezanton si prurje të reja, madje me shkollime jashtë vendit, me pastër e doktoratura.
Një anëtare të re, Kurti e prezantoi edhe sot gjatë ditës. Kaltrina Maloku, një e re nga fshati Samadrazhë e Vushtrrisë, e cila sipas tij, ka filluar studimet e doktoraturës në Francë.
“Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike. Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti gjatë ditës në rrjetin social Facebook.
Por, e sapo anëtarësuara në partinë e Kutit, po del se këtë e ka bërë vetëm zyrtarisht.
Kjo për faktin, se ajo është vajza e drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, Refik Maloku, i cili është anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Vet Refik Maloku, përmes rrjetit social Facebook, është shprehur i lumtur që vajza e tij, u bë pjesë e VV-së edhe zyrtarisht.
“Nuk ka mënyrë më të mirë, për të të uruar fillimin e doktoraturës, se sa bashkimi me ata që janë shpresa e këtij vendi dhe e këtij populli. Kaltrina, ti vërtet më bënë krenar! Faleminderit Albin! Faleminderit Besim!”, ka shkruar Maloku.
Me këtë, Kurti po bën propagandë duke prezantuar edhe familjarët e anëtarëve të partisë së tij, si aderime të reja në Vetëvendosje.