Kryetari i LVV-së, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti pas rezultateve të KQZ-së deri në ora 22:00 ka falënderuar të gjithë qytetarët për votimin por edhe për fushatë, duke e quajtur këtë një fitore madhështor, raporton Ekonomia Online.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimin e jashtëzakonshëm gjithandej vendit tonë. Një falënderim për mijëra vullnetarë, simpatizantë e aktivistë që organizuan fushatën dhe ishin krahu ynë i fortë në këtë fitore madhështore. Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë që duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më parë që të certifikohen rezultatet aq më shpejt do të nda duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë e mirë dhe projektet e nevojshëm. Në Kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret plani i rrjetes së BE në vlerë 880 milionë euro….fitoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve. Edhe njëherë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e 2021. Sot ishte ditë e gjatë përveçse e bukur dhe rëndësishme.
Kurti tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Së pari duhet të presim certifikimi e rezultateve pastaj menjëherë të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të bëhet Qeveria. Jam i interesuar të bashkëpunoj me opozitën menjëherë për ato që na ka mbetur pa miratuar pra tri marrëveshjet për këtë na duhet një shumicë, pas certifikim do të mund të ecim mbarë dhe mirë por edhe shpejtë edhe pa vonesa meqenëse bllokadat janë të pamundshme”, tha ai.
Ai po ashtu tha se për çështjen e presidentit do të ulet e do të bisedojë, së pari me presidenten Vjosa Osmani, e pastaj me opozitën.