Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia tha në emisionin “Open” në Top Channel se Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet duke përdorur pesimizmin në rritje në Kosovë.
“Albin Kurti ka qenë i burgosur që student. Kjo bëri që të rriste nacionalizmin e tij. Në 2005-n krijoi Vetëvendosjen dhe ka përdorur pesimizmin si strategji politike”, u shpreh Kadia.
Kadia preku edhe çështjen e ndershmërisë së Kurtit.
“Albin Kurti mund të jetë i ndershëm si individ, por s’do të thotë se Vetëvendosja do të jetë e ndershme”, shtoi ai.
Kadia tha se Kurti është duke përdorur idetë e Serbisë të para vitit 1990 dhe ato po i shet si ide nacionaliste.
“Albin Kurti është brymosur me socializmin. Ai po përdor idetë e Serbisë para viteve ‘90 dhe po i shet si nacionalizëm. Ai thotë se do i heq pasurinë oligarkëve, të pasurve dhe t’ua japë të varfërve, dhe kjo bën që të varfërit të ndihen mirë”, tha Kadia.