“Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”, Ganimete Musliu ironizon me eskortën e kryeministrit Kurti

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me eskortën e kryeministrit Albin Kurti.

Musliu ka publikuar një video, në mbishkrimin e së cilës shkruan “Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”.

Postimi i deputetes Musliu ka marrë qindra komente, teksa disa nga komentuesit në postimin e Musliut kanë kujtuar deklaratën e Kurtit, i cili më 2013 thoshte “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”.

Të ngjashme