Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha.
Kurti tha se Berisha ishte nga ata atdhetarët fjalëpakë, por të pathyeshëm dhe të pandalshëm.
I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se kontributi dhe angazhimi i Kolë Berishës për ndërtimin e shtetësisë dhe e një shoqërie demokratike do të kujtohet e respektohet ndër breza.