Albin Kurti i dogji 200 mijë vota dhe 5 milionë euro

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 20:41 | Nga Gëzim Kelmendi

Turp dhe mjerim i madh, kryeministri Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje vetëm 45 ditë pasi u zgjodh kryeministër.

Në situatën më të rëndë që po kalon vendi ynë përshkak pandemisë me COVID-19, kryeministri Kurti shkakton krizë politike.
Kësaj i thonë krizë mbi krizë.

I dogji 200 mijë vota të vetat dhe 200 mijë të LDK-së.
I dogji rreth 5 milion euro të fushatês zgjedhore.

Edhe adoleshenti e kupton lojën e Kurtit.
Kryeministri Kurti e kuptoi që mos heqja e taksës 100% do ta rrëzoi koalicionin VV-LDK, kështu që e shkarkoi njërin prej më të fortëve të LDK-së, ministrin e brendshëm Agim Veliun.
Me shkarkimin e tij, kryeministri Kurti shkarkoi vetën.

Tmerr, mjerim.
Kjo është axhamillëk, lojë e fëmijëve të lazdruar.
Rrezikon popullin dhe shtetin për egon e tij, për lojërat e tij.

Popull i dashur, tash në zgjedhjet që po na dërgon “koalicioni fëmijëror” keni kujdes dhe mos i votoni ata që djegën votën tuaj dhe paratë tuaja.

Të ngjashme