Hisen Berisha, deputet i PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka vetëm dy alternativa përballë formimit të Asociacionit dhe daljes nga krizat që i krijoi vetë.
Njëra sipas tij, është “ta fitojë betejën ndaj Vuçiqit” ose tërheqja e Kurtit nga politika në mënyrë që të shesë patriotizëm para qytetarëve që kinse ai nuk e zbaton Asociacionin.
“Tani po përballemi me planin franko-gjerman. Përballja e Kosovës me një plan të tillë, nuk është në shërbim të vendit, e as në ruajtje të unitetit. Kurti nuk ka hyrë rastësisht në politikë. Është proces shumë i gjatë për ardhjen në këtë pozicion”, tha Berisha në Kanal 10.