Kandidati për kryeministër nha Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 130 mijë vota në zgjedhjet e të dielës, e Vetëvendosje pritet t’i ketë 190 mijë vota.
Kështu ka thënë njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për RTV 21. Konjufca ka thënë se qytetarët e Kosovës më 11 qershor kanë ndëshkuar ata që nuk kanë moral në politikë.
Konjufca ka treguar se tashmë është e sigurt që Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 deputetë.
“Jemi duke luftuar për mandatin e 32-të, meqenëse sapo po numërohen votat, diferenca mes PAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje po zvogëlohet, ndërkohë që diferenca mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes po rritet vazhdimisht”, tha Konjufca.