Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.
Për votuan 66 deputetë ndërsa 10 abstenuan.
Të pranishëm në sallë ishin 96 deputetë.
Deputetët e PDK-së nuk kanë qëndruar në sallë gjatë votimit.
Qeveria do t’i ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.
Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.
Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.
Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane,Blerim Reka.
Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin. Kurse, dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.
Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tash e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni, ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
Vlora Dumoshi e LDK-së do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Hykmete Bajrami do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

