Analisti Dardan Islami mendon se ka një rivalitet në raportet mes kryeministrave Rama e Kurti.
Ai gjatë debatit në Pressing në T7 tha se të dy kryeministrat e shprehin egon e tyre të fortë.
“Kemi të bëjmë me dy tipa, dytë janë majtista, do të duhej ta kishin një gjuhë të përbashkët mendoj unë, por mendoj secili don me u tregu zot shtëpie, kanë ego të dy. Fatkeqësisht nuk mund ta fajësojmë Ramën në këtë rast”, tha ai në Pressing.
“Rrethanat kanë ndryshu, Rama është kryeministër i Shqipërisë e jo i Kosovës, Shqipëria është anëtare e NATO-s i ka disa përgjegjësi tjera. Rruga që e zgjodhëm ne ishte rrugë e vetizolimit dhe po i paguajmë pasojat, por s’do të thotë që Rama duhet me u futë në rrugë të vetizolimit për shkak të Kosovës”, tha ai.
“E di që Albin Kurti që pretendonte të bëhej baba i kombit, fatkeqësisht në këtë rast dështoi. Dështoi në raport me ndërkombëtarët e rajonin, nuk ka derë çelë në Shqipëri e Maqedoni”, tha ai.