Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, ka listuar disa emra të kandidatëve për deputetë për të cilët ka thënë se janë profesorë. Ka thënë se në mesin e tyre ka edhe që ligjërojnë për bujqësi e veterinari.
Postimi i plotë i Kurtit:
Lista zgjedhore e 110 kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kombinon guximin me dijen. Janë shumë kandidatë që kanë dhënë ose japin mësim në nivel universitar duke arsimuar brezin e ri. Ata tashmë po i japin dije të duhur politikës së drejtë për shoqërinë, kurse pas fitores së VETEVENDOSJE!-s në zgjedhjet e 11 qershorit do t’i japin edhe politika të duhura qeverisë sonë e Kuvendit për më shumë dije e drejtësi në shoqëri. Kandidatët tanë që ligjërojnë në universitete janë këta:
Dardan Sejdiu – Biznes dhe ndërmarrësi
Shpend Ahmeti – Ekonomi
Sami Kurteshi – Të Drejtat e Njeriut dhe e Drejta Zakonore
Faton Topalli – Shkenca Sociale
Driton Çaushi – Veterinari
Salih Salihu – Bujqësi
Mytaher Haskuka – Statistikë dhe Metodat e Hulumtimit Deskriptiv dhe Eksperimental
Xhavit Drenori – Gjuhë Gjermane
Dukagjin Gorani – Sociologji dhe Gazetari
Jusuf Ulaj – Psikiatri
Mirsad Shkreta – Kirurgji Orale
Hatixhe Hoxha – Gjuhë Shqipe
Hatixhe Latifi-Popovci – Fiziologji Mjekësore
Behxhet Osmani – Pulmologji
Venera Llunji – Shkenca Politike dhe Gjuhë Angleze
Fisnik Ismaili – Dizajn
Sadri Ramabaja – Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fitore Pacolli – Shkenca Politike
Bashkim Lajçi – Albanologji
Ismet Hamiti – Telekomunikacion dhe Fizikë
Kujtim Shala – Stomatologji
Fidan Feka – Bujqësi dhe Veterinari
Emrush Xhemajli – Shkenca Politike
Sadik Krasniqi – Trashëgimi Kulturore