Albin Kurti reagon për koreografinë me tankse të Cërvena Zvezdës, e lidh me fillimin e luftës në Kroaci

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas koreografisë me tanke të tifozëve të klubit serb “Cërvena Zvezda”.

Këta tifozë në ndeshjen e djeshme ndaj Fiorentinës në Beograd kanë prezantuar një pankartë ku thuhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” e mbi këtë thirrje shihet edhe një tank e flamuri serb.

Kryeministri Kurti pas kësaj ka thënë se thirrjet për dhunë janë të pandërprera.

Ai këtë e lidhi me një situatë të ndodhur në vitin 1990, kur sipas tij tifozët e klubit serb të futbollit Cërvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë – ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme