I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti do të regjistrohet nesër si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti i cili ka thënë se Kurti do të bëjë regjistrimin si deputet nesër në orën 9:00.
Ndërkohë që edhe sot po vazhdon regjistrimi i deputetëve të mbetur, përderisa Kuvendi përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.
Sipas tyre, regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit dhe mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.