Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideir i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, të mërkurën.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti.