Albin Kurti s’pranon pyetje: Jo faleminderit, jam shumë me vonesë

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Si jo rrallë herë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë të jetë vonë për një takim ose ngjarje, raporton Ekonomia Online.

Kështu ndodhi edhe sot kur gazetarët tentuan ta ndalin dhe të shtrojnë pyetje për situatën politike të në vend.

“Jo faleminderit, jam shumë me vonesë”, tha shkurt Kurti.

Këtë koment ai e bëri pas përfundimit të ngjarjes së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që mbajti konferencën vjetore, ku u preznatua Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Të ngjashme