Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, është nisur për në Kroaci, kjo pasi ka ndodhur aksidenti i rëndë i një autobusi ku kanë vdekur 10 persona.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, është në vendin e ngjarje ku ka ndodhur aksidenti.
Drejtori i spitalit rajonal Kroaci, Josip Samardziç, ka thënë se 45 persona janë pranuar për të marrë tretman mjekësor që kur kishte ndodhur aksidenti.