Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë në ditën e Kurban Bajramit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se sot është dita kur edhe më shumë ju qëndrojmë pranë pleqve tanë që kanë kontribuar shumë ndër vite, e për çka u jemi falënderues.
Postimi i tij i plotë:
Pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës e uruam Kurban Bajramin edhe në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. Sot është dita kur edhe më shumë ju qëndrojmë pranë pleqve tanë që kanë kontribuar shumë ndër vite, e për çka u jemi falënderues.
Shpreha mirënjohjen edhe për stafin, për angazhimin dhe punën që e bëjnë në ofrimin e shërbimeve sa më dinjitoze, ndërsa do të na kenë kurdoherë pranë tyre.