Pas lirimit nga burgu, ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi – Sulltani ka pritur në shtëpinë e tij mysafirë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe figura politike.
Sot, Selimin në vendlindjen e tij e ka vizituar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve dhe një shkrimi në llogarinë e tij Facebook.
Në këtë status ai ka treguar se me Selimin ka mbi 20 vite që njihen dhe janë shokë, ndërsa për veprimtarinë e tij ka thënë se ajo dis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.