Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka kanë pritur në takim deputetin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti është shprehur tejet i kënaqur me bashkëpunimin e mirë me kryetarin Bahtiri dhe qeverisjen aktuale në Mitrovicë.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për gjendjen politike të Mitrovicës në të dy krahët e saj, për rivitalizimin e urës dhe rifillimin e punimeve, për zonën e lirë ekonomike ku bizneset do të jenë të liruar nga taksat, sipas një komunikate të lëshuar pas takimit.
Të dy palët u pajtuan që është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik sepse zhvillimi ekonomik nxit bashkimin e qytetit si dhe u dakorduan që të lobojnë në tërheqjen e investitorëve tuaj.
Në këtë takim kryetari Bahtiri ka kërkuar nga lideri i VV-së dhe komisionet e tij në nivel qendror që të mbështesin subvencionimin e Kolegjit ICBM nga Mitrovica që të jetë funksional.