Albin Kurtin nuk e shpëtojnë zgjedhjet e parakohshme. Atë mund ta shpëtojnë vetëm mashtrimet që mund t’i ketë planifikuar për zvarritjen e tyre.
Partitë e opozitës, dy kryesoret, nuk rriten duke e sulmuar njëra-tjetrën. Por, duke u sulmuar ato ia bëjnë shërbimin më të madh Albin Kurtit.
LDK-ja, e cila është kafshuar më së shumti në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të shqetësohet vetëm për rikthimin e elektoratit të saj, sepse pa u rikthyer ajo në shtratin e saj elektoral, as Albin Kurti nuk rikthehet në të vetin.
Po përfundojnë ditët e Kurtit. Po afron dita e popullit!