Albin Kurtit i “nxjerrin” problem në kampin KFOR-it

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është parë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Mirëpo ushtarët e kësaj të fundit i nxorën problem Kurtit.

Gjatë kontrollove për tu futur në sallën ku po mbahej ceremonia, Kurti pati problem me emrin në listën e të ftuarve në ceremoni. Ai u ndal nga ushtarët e KFOR-it të cilët po e monitorimin procesin e fillimit të ceremonisë për ta kërkuar emrin e tij në listë, raporton “Zëri.info”.

Emri i Albin Kurtit u gjet dhe i njëjti u fut brenda në sallë, e ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë tjerë të lartë shtetëror.

Ajo çfarë u vërejt është se presidenti i vendit Hashim Thaçi, së bashku me zyrtarin e lartë të PDK-së Enver Hoxhaj, shikuan vazhdimisht prapa ku ishte i ulur Kurti.

Image

Image



Të ngjashme