Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje po e vonon formimin e qeverisë.
Tahiri ka shkruar në Facebook se Kurti, që tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve nuk i ka formuar akoma institucionet.
Ai ka shtuar se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk lëshon pe për postin e presidentit, kështu që do të ishte mirë të mos humbet kohë.