Njohësi i zhvillimeve politike, Bleron Baraliu para seancës që pritet të mbahet për votimin e presidentit të ri ka bërë thirrje për reflektim dhe konstruktivitet. Në një shkrim në Facebook, Baraliu ka thënë se nuk bën në asnjë mënyrë që të shkojmë në zgjedhje.
Ai ka thënë se nëse Kurti nuk i siguron 80 vota, atëherë duhet të fillojë konsultimet me opozitën që t’i bind për të votuar Vjosa Osmanin.
Baraliu ka shkruar se “arroganca, ja votoni ja shkojmë në zgjedhje është e papërgjegjshme edhe destruktive”.“Mos Albin, mos rreziko kaq banalisht një fitore te ndërtuar nen një konstalacion unik te yjeve te favorshme. Binde edhe opozitën e mbetur te votoj për President(e), cila do qofte ajo (apo ai)”, ka shkruar ai.