Skitari ynë, Albin Tahiri, do të garojë nesër në ditën kur do të mbush 29 vjet, në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat po mbahen në Korenë e Jugut.
Albini do të garojë në disiplinën e lëshimit, e cila ishte paraparë të mbahej të dielën (11 shkurt), por për shkak të erërave të forta ishte shtyrë për 15 shkurt.
Gara fillon në ora 03:30 me kohën tonë lokale. Tahiri mbanë numrin rendor 55.
Disiplina e lëshimit llogaritet më e mira për të, andaj urojmë që garuesi ynë i vetëm në LOD PyeongChang 2018, të marrë sërish një rezultat të mirë.
Të martën, në disiplinën kombinim alpin, Albini u rendit në vendin e 37-të nga 65 garues, gjë që u vlerësua paraqitje e suksesshme e tij.