Skitari që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror në Are të Suedisë, e ka përfunduar garën e super-sllallomit të madh dhe është radhitur në vendin e 45-të, nga 49 garues sa e përfunduan pistën.
Skitari Tahiri, në garën ku pjesëmarrës ishin 70 garues, u lëshua për 1 minutë, 31 sekonda e 72 të qindtat, dhe ishte afër tetë sekonda larg vendit të parë.
Ai pret që në garat e radhës të arrijë rezultate edhe më të mira.
“Ka qenë një garë e mirë sot, marrë parasysh se pamja nuk ishte shumë e pastër dhe nuk pati diell. Megjithatë, jam i kënaqur me garën. Ka qenë dita e parë në këtë garë, në këtë pistë. Shpresoj shumë që të arrij rezultat më të mirë në lëshim. Sidoqoftë, ka qenë fillim i mirë në këtë Kampionat”, ka thënë ai për KTV-në.
Përfaqësuesi i Kosovës do të bëjë gara edhe në katër disiplina tjera, në Sllallom, Sllallom të Madh, Kombinim Alpik dhe Lëshim.
Veç Tahirit, në këtë Botëror do të bëjnë gara edhe tre garues tjerë, Fiona Rrusta, Adea Kollqaku dhe Arbi Pupovci, në sllallom dhe sllallom të madh.