Skitari Albin Tahiri që do ta përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Pikin të Kinës, e ka kryer stërvitjen e parë të martën.
Ndërkohë, stërvitjen e parë skitarja Kiana Kryeziu do ta ketë të mërkurën.
“Albin Tahir ka zhvilluar stërvitje sot në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t’u ambientuar me kushtet klimatike dhe temperaturat e ulëta. Shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet të enjten. Ndërkohë, Kiana Kryeziu nis përgatitjet nesër (e mërkurë). Ajo do të përgatitet për sllallom të madh”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Tahiri dhe Kryeziu janë dy skitarët e vetëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në “Pekin 2022”.
Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen në Pekin nga 4 deri më 20 shkurt.