Gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, ti Albin kërkove gjakderdhje. Ndërsa, gjatë bombardimeve u vetëdorëzove.
Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje!
Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove.
Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese.
Kur u themelua Ushtria e Kosovës mohove që vendi ynë ka ushtri. Tash e 20 vjet në liri nuk i vizitove pikat kufitare me Serbinë.
Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës.
Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje!
Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës.
E refuzove propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë.
Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë.
Albin, gjithnjë ke me mbetë i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë! KG