Albina dhe familja Kelmendi publikojnë klipin e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision “Duje”

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Albina Kelmedin bashkë me familjen e saj do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Familja Kelmendi u zgjodhën fitues me këngën “Duje”, të cilën tashmë e kanë realizuar edhe me videoklip.

Klipi u finalizua nga ‘Publico’ dhe u lansua sot (e premte) në kanalin zyrtar të Albinës në YouTube.

Theksojmë që për muzikën e këngës është kujdes Enis Mullaj, i njëjti bëri edhe miksimin dhe arazhmanin, teksti nga Eriona Rushiti ndërsa masterizimi nga ‘Babajim Studio’.

Familja Kelmendi fituan çmimin e publikut në Festivalin e Këngës në RTSh që ia mundësojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision e këtij viti.

Kujtojmë që fituese e Festivalit të Këngës me votat e jurisë ishte këngëtarja Elsa Lila.

Eurovision 2023 mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe nga 9 deri më 13 maj.

Të ngjashme