Albina Kelmendi rrëfen se ka kryer një operacion në gji: Më bëri të mësoj shumë

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Në rubrikën “Koment për Koment” nga Prive by Liberta Spahiu, këngëtarja Albina Kelmendi ndau një mesazh sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë. Ajo zbuloi se i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në gji, fazë të cilën fatmirësisht e tejkaloi me sukses.

“Ajo [kanceri i gjirit] është diçka që e kam ballafaquar vetë. Nuk ka rezultuar diçka shumë negative, thjesht më është dashur t’i nënshtrohem operacionit të gjirit dhe më ka bërë të mësoj shumë.”

Megjithëse më e keqja ka kaluar, këngëtarja thotë se eksperienca e saj e ka bërë më të kujdesshme ndaj të papriturave:

“Tani i bëj rregullisht analizat. Rregullisht kujdesem për veten sepse dihet sot çfarë jete po bëjmë, qoftë për ushqim, jeta dinamike. Po na e merr fokusin ajo që nuk duhet të na e marrë dhe po e harrojmë shëndetin. “

Dhe në fund, Albina ndau një mesazh për të gjithë:

“Mesazhi im është si për gjininë femërore, ashtu edhe për atë mashkullore, të keni kujdes për shëndetin, shëndeti mbi të gjitha.”

Të ngjashme