Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur lojtari më i mirë në kuadër të xhiros së dhjetë në Rumani,
Skuadra rumunase, Rapid Bukuresht, të martën në faqen e tyre në Facebook, ka publikuar fotografinë e Rrahmanit me trofeun e “Superlojtarit” të xhiros.
Rrahmani në kuadër të xhiros së dhjetë, realizoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren e Rapidit 3:1 kundër Clujit. 23-vjeçari nga Podujeva ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje të luajtura në Superligën Rumune.
Ai iu bashkua Rapidit në verën e këtij viti nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri më 2026.