Albion Rrahmanin shpërblehet nga tifozët e Rapidit, merr një çmim të rëndësishëm

Prishtinë | 27 Gus 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Albion Rrahmani nisi menjëherë që të lë gjurmë te Rapidi Bukureshti, duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në debutimin e tij, duke qenë vendimtar me dy gola në fitoren 3:5 ndaj U Craiovas.

Kësisoj, Rrahmani u zgjodh si lojtari më i mirë në këtë ndeshje me votat e tifozëve të Rapidit. Kështu u njoftua këtë të diel nga klubi rumun.

Ai mori 42% të votave, po aq edhe Funsho, por autori ish-sulmuesi i Ballkanit kishte disa vota më shumë, 1102, krahasuar me 1085.

Të ngjashme