Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka thënë të shtunën për CNN se ajo nuk beson që Donald Trump është një lider fashist, megjithatë “është presidenti më jodemokratik në historinë moderne të ShBA-ve”.
“Nuk mendoj se është fashist, por mendoj se është presidenti më jo demokratik në historinë moderne të Amerikës. Dhe kjo gjë më shqetëson”.
Ish-sekretarja ka folur për këtë edhe në një intervistë për BBC-në.
Madje ka thënë se nuk është e lehtë për të si ish-diplomate ta kritikojë presidentin e vet në një shtet të huaj, por i duhet sepse është shumë e shqetësuar.